+383-43-564-422

Transporti FALAS!

Language:

Partneriteti ideal: nga prodhimi tek dërgesa, ne kujdesemi për gjithçka Çmime me shumicë për partnerët
Produkte të personalizuara
Pa investime fillestare
Nga prodhimi tek dërgesa
Mbështetje në marketing
Fleksibilitet pa limite
Regjistrohu

Nëse jeni argjendari ose kompani që merret me shitjen me pakicë apo shumicë të bizhuterisë dhe aksesorëve, ne ju ofrojmë një shërbim të posaçëm B2B për produkte të personalizuara nga Argjendi 925 dhe Çeliku Inoks.


Me bashkëpunimin tonë, ju mund të shtoni në dyqanin tuaj fizik ose online një gamë të gjerë modelesh të stolive te personalizuara pa pasur nevojë për investime fillestare apo stok. Ju paguani vetëm pasi të keni realizuar shitjen, gjithmonë me çmime konkurruese të tregut me shumicë.


Kjo do të thotë se biznesi juaj fiton mundësinë të zgjerojë kategorinë e produkteve, duke ofruar të gjitha llojet e stolive të personalizuara që ne ofrojmë, ndërsa për prodhimin dhe shpërndarjen tek klientët tuaj kujdesemi ne. Ju fokusoheni vetëm tek menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive të biznesit tuaj.


Për më tepër, ekipi ynë i marketingut ju asiston në:

  • Hartimin e strategjive efikase për rritjen e shitjeve,

  • Ofrimin e produkteve të testuara që sjellin +20% më shumë shitje,

  • Këshillim të vazhdueshëm për uljen e shpenzimeve dhe maksimizimin e fitimeve.

Sistemi ynë dhe makineria e avancuar e prodhimit të produkteve të personalizuara ju garanton cilësi të lartë, shpejtësi dhe fleksibilitet për të përmbushur çdo kërkesë të klientëve tuaj, pa limite.


Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë ose të merrni një ofertë bashkëpunimi, ju lutem plotësoni formularin më poshtë dhe ne do t’ju kontaktojmë.

Suksesi nis këtu! Apliko Prano ofertën Fillo shitjet Ploteso formularin me të dhënat e kërkuara Të gjitha Informatat rreth kushteve të bashkëpunimit Qasje ne stok dhe variacione pa limite!
Transport pa pagesë

Transport pa pagesë në të gjithë Kosovën ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni transporti pa pagesë për porosi mbi 50€

10 ditë mundësi kthimi

10 ditë mundësi kthimi të parave, më pas aplikohën kushtet e garancionit të produktit.

Garancion internacional

Kushtet vlejnë në të gjitha shtetet në të cilat bëjmë dërgesa.

100% Blerje të sigurta

Visa / MasterCard / PayPal / Transfer bankar / Para "Cash"