Punëtoria jonë e argjendit hap një mundësi të re bashkëpunimi për të gjitha dyqanet online dhe fizike që dëshirojnë të shesin argjend dhe bizhuteri të personalizuara, pa pasur nevojë të mbajnë stok apo të bëjnë investime.
Me modelin tonë të dropshipping në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ju mund të listoni produktet tona direkt në dyqanin tuaj dhe të shisni bizhuteri të personalizuara nga argjendi S925 dhe çeliku inox. Ne kujdesemi për prodhimin, personalizimin dhe dërgesën tek klientët tuaj, ndërsa ju fokusoheni vetëm tek marketingu dhe shitja.
Çfarë ofrojmë:
- Bizhuteri argjendi me shumicë, gjithmonë me çmime konkurruese
- Personalizime sipas porosisë: varëse me emra, byzylykë, unaza, dhurata për çifte, koleksione familjare
- Shërbim të shpejtë dhe profesional, ku çdo produkt dërgohet direkt tek klienti juaj final
- Mbështetje në marketing për reklamat në Facebook dhe Instagram, me qëllim uljen e kostove dhe rritjen e fitimeve
Kjo është një mundësi ideale për çdo biznes që dëshiron të nisë apo të zgjerojë shitjet online pa pasur rrezik financiar.
Produkte të personalizuara
Pa investime fillestare
Nga prodhimi tek dërgesa
Mbështetje në marketing
Fleksibilitet pa limite

