SH & L Jewelry Shpall konkurs për punësim të një punonjëse për krijimin e Videove për rrjetet sociale TikTok / Reels.
Kriteret për punësim:
• Të ketë përvojë në realizimin / krijimin e videove, Reels të produkteve të argjentarisë (qafore, byzylykë, unaza).
• Të ketë kreativitet në realizimin e video-materialeve.
• Të jetë bashkëpunuese me stafin .
• Orari i punës: 4 orë në ditë ( 1 Video )
• Paga: 250 euro neto +Bonuse për çdo video që arrinë shikueshmëri të lartë.
Me aplikimin tuaj, ju duhet të dërgoni bashkëngjitur disa video që keni realizuar më herët për rrjetet sociale Instagram, TikTok.
Nëse nuk keni video të realizuara më herët mund të krijoni 1, 2 video me produktet e juaja personale të bizhuterisë që keni në dispozicion për të parë kualitetin dhe kreativitetin e videove qe krijoni.
Pas marrëveshjes videot do t’i realizoni në ambiente tuaja shtëpiake ose edhe në natyrë, nuk ka ndonje kriter rreth vendit ku do të realizohen videot.
Të interesuarat mund të kontatojnë në Viber / Whatsapp +38343564422 ose në e-mailin: [email protected]